FB paraqet smartwatch të lidhur me kamera

KALIFORNI, 11 qershor /ATSH-ANSA/ – Facebook në vitin 2022 do të prezantojë orën e parë inteligjente (smartwatch), sipas një zëdhënësi të kompanisë.

Ndryshe nga orët ekzistuese të lidhura, projekti i Facebook përfshin disa veçori.

Dhe kjo duke filluar nga prania e dy kamerave dhe mundësia e shkëputjes së thirrësit tek mënyra e shkrepjes fotografike dhe videot.

Facebook tashmë ka kontaktuar kompani të specializuara për krijimin e aksesorëve në të cilët mund të bashkëngjitet ora.

Për t’i bërë gjërat edhe më të lehta, ora do të pajiset me një lidhje LTE, që do të aktivizohet përmes eSim, për të dërguar dhe marrë të dhëna nga rrjeti.

Për më tepër, ora do të ketë një monitor të rrahjeve të zemrës si dhe gjurmimin e aktivitetit fizik. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.