FUTBOLL – Speciale Euro 2020

SARAJEVË, 11 qershor /ATSH-AA/ – Kampionati Europian i Futbollit, i cili duhej të mbahej verën e kaluar, por u shty për shkak të pandemisë së koronavirusit, do të fillojë sot, 11 qershor, në orën 21:00 me ndeshjen e Grupit “A” midis Italisë dhe Turqisë në Stadiumin Olimpik në Romë. Ndeshja finale është caktuar për 11 korrik në Wembley në Londër.

Titulli i kampionit të Europës do të mbrohet nga Portugalia përsëri e udhëhequr nga një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldo, i cili, pavarësisht faktit se ka mbushur 36 vjeç, pati një sezon të shkëlqyeshëm individual në fanellën e Juventusit. Së bashku me të, përzgjedhësi Fernando Santos do të mbështetet në disa lojtarë të tjerë me përvojë si Pepe (38 vjeç), Jose Fonte (37) ose Joao Moutinho (34).

Por, portugezët gjithashtu mund të llogarisin në gjeneratat e reja, ndërsa shquhen Ruben Dias (24), një mbrojtës i Manchester City i cili u shpall lojtari më i mirë në Premier Ligë sezonin e kaluar, Diogo Jota (24), një sulmues i Liverpoolit dhe Joao Felix (21) i cili me Atletico Madridin fitoi titullin kampion të Spanjës. Me lojtarët e shkëlqyeshëm që ka në dispozicion dhe disiplinën që ka vendosur në ekipin kombëtar, Santos mund të çojë përsëri Portugalinë në një rezultat të shkëlqyeshëm.

Rrethi më i ngushtë i favoritëve, përveç Portugalisë, përfshin edhe kampionët aktual të botës Franca, Spanja, Anglia, Gjermania, Belgjika dhe Italia. Nga plani i dytë, janë nënkampionja botërore Kroacia, Holanda, Turqia, Polonia.

Një nga favoritët e mëdhenj mund të përfundojë garën pas fazës së parë, sepse Portugalia, Franca dhe Gjermania janë në grupin “F”. Është e qartë se Hungaria nuk ka pothuajse asnjë shans në shoqërinë e tyre, ndërsa një gjë e mirë për favoritët është sistemi i garës, i cili në një rezultat të caktuar mundëson që tri ekipe kombëtare nga grupi të plasohen në të tetën e finales.

Vlen të përmendet se EURO 2020 do të ketë gjithashtu dy debutues, ekipet kombëtare të Maqedonisë së Veriut dhe Finlandës. Maqedonia e Veriut arriti sukses historik duke mposhtur Kosovën dhe Gjeorgjinë. Heroi ishte 37-vjeçari Goran Pandev, i cili shënoi në duelin e fundit të barazhit në Tbilisi për një triumf të madh me rezultatin 1:0. Me fitoren e fundit (2:1) kundër Gjermanisë në kualifikimet për Kupën e Botës në vitin 2022, Maqedonia e Veriut ka treguar se është në gjendje të befasojë edhe favoritët më të mëdhenj. Prandaj, ata nuk duhet të eliminohen shumë shpejt nga lufta për raundin e dytë në Grupin “C”, i cili përfshin gjithashtu Holandën, Ukrainën dhe Austrinë.

Nga kombëtaret e rajonit, këtu është edhe Kroacia, e cila në vitin 2018 në Rusi arriti titullin e nënkampionit të botës. Përbërja e tyre për EURO 2020 ka ndryshuar ndjeshëm në krahasim me Kupën e Botës, sepse, së bashku me Luka Modriç, mungojnë lojtarët kryesorë Mario Manxhukiç, Ivan Rakitiç dhe portieri Danijel Subashiç, të cilët i thanë lamtumirë fanellës me stemën kombëtare. Përzgjedhësi Zlatko Daliç ende mund të mbështetet te kapiteni Modriç, si dhe Domagoj Vida, Marcel Brozoviç, Ivan Prishiç, Ante Rebiç, kështu që kroatët më së paku shpresojnë të kalojnë fazën e grupeve. Duke marrë parasysh që rivalët e tyre në Grupin “D” janë Anglia, Skocia dhe Çekia, është e qartë se ata kanë një punë të vështirë përpara, por në të njëjtën kohë, kalimi në fazën e nokautit është një arritje e vërtetë për nënkampionin e botës.

Sistemi i garimit

EURO 2020 do të jetë turneu i dytë në të cilin do të garojnë 24 ekipe kombëtare. Sistemi i parë i tillë i garimit u aplikua pesë vjet më parë në Kampionatin Evropian në Francë. Kombëtaret janë të ndara në gjashtë grupe me katër ekipe në të cilat të gjithë luajnë me njëra-tjetrën. Kombëtarët e para dhe të dyta nga secili grup do të sigurojnë një vend në fazën e eliminimit të garës, gjegjësisht në të tetën e finales. Katër pjesëmarrësit e mbetur në të tetën e finales do të jenë katër kombëtaret më mirë të plasuara të vendit të tretë.

Hera e parë 11 që zhvillohet në qytete

Do të jetë Kampionati i parë Europian ndeshjet e të cilit do të zhvillohen në më shumë se 11 qytete dhe vende të ndryshme. Londra (Britani e Madhe), Roma (Itali), Mynihu (Gjermani), Baku (Azerbajxhan), Shën Petersburgu (Rusi), Budapesti (Hungari), Sevilla (Spanjë), Bukureshti (Rumani), Amsterdami (Holandë), Glasgoë (Skoci) dhe Kopenhaga (Danimarkë) do të kenë nderin të presin lojtarët më të mirë të futbollit europian.

Lista e qyteteve pritëse ka ndryshuar deri para do kohe në përputhje me masat epidemiologjike që vlejnë në disa vende të caktuara. Gjegjësisht, Federata Europiane e Futbollit (UEFA) këmbënguli që qytetet nikoqire të japin garanci se një numër i caktuar i tifozëve do të lejohen të ndjekin ndeshjet e EURO-s. Kështu, Dublini dhe Bilbao, të cilët nuk mund të garantonin praninë e audiencës në tribuna, u tërhoqën. Një pjesë e ndeshjeve në ato qytete u morën nga Shën Petërburgu dhe Londra, ndërsa Sevilla u bë e re në listën e nikoqirëve.

Është e rëndësishme të theksohet se nikoqiri i ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale do të jetë Londra. Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 6 dhe 7 korrik, ndërsa finalja është caktuar për 11 korrik, duke filluar nga ora 21:00.

Rregullat e COVID-19

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Evropiane të Futbollit (UEFA) ka miratuar rregulla të veçanta për EURO 2020 për shkak të pandemisë së COVID-19. Gjegjësisht, nëse një grup lojtarësh është i detyruar të shkojë në karantinë për shkak të testeve pozitive për koronavirus, ndeshja do të shkojë sipas orarit për sa kohë që ekipi kombëtar ka të paktën 13 lojtarë në dispozicion, përfshirë një portier.

Nëse, nga ana tjetër, ndodh që ekipi kombëtar të mos ketë një numër të mjaftueshëm lojtarësh, UEFA do ta prolongojë ndeshjen për 48 orë, por edhe të ndryshojë vendin e lojës.

Nëse edhe pas 48 orësh një ekip i caktuar kombëtar nuk ka në dispozicion një minimum prej 13 lojtarësh, ndeshja do të regjistrohet me rezultatin zyrtar prej 3 0 për kundërshtarin.

Pikërisht për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe orarit të mbingarkuar ndaj të cilit ishin ekspozuar lojtarët gjatë sezonit, UEFA mori vendimin që për EURO 2020, secili ekip kombëtar mund të regjistrojë 26, në vend të 23 lojtarëve.

Gjithashtu, do të zbatohet rregulli i pesë ndryshimeve të lejuara të lojtarëve gjatë lojës, i cili u vendos gjatë pandemisë së koronavirusit, për të lehtësuar lojtarët. Në rast se ndeshja kalon në kohë shtesë, lejohet zëvendësimi i gjashtë i lojtarit.

Grupi “A”

Turqia

Portierë: Altay Bayindir (Fenerbahce), Mert Gunok (Istanbul Basaksehir), Ugurcan Cakir (Trabzonspor).

Mbrojtja: Zeki Celik (Lille), Caglar Soyuncu (Leicester), Kaan Ayhan (Sassuolo), Merih Demiral (Juventus), Mert Muldur (Sassuolo), Ozan Kabak (Liverpool), Ridvan Yilmaz (Besiktas), Umut Meras (Le Havre) .

Mesfusha: Yusuf Yazici (Lille), Dorukhan Tokoz (Besiktas), Irfan Can Kahveci (Fenerbahçe), Okay Yokuslu (ëest Bromëich Albion), Orkun Kokcu (Feyenoord), Ozan Tufan (Fenerbahçe), Taylan Antalyali (Galatasaray), Hakan Calhanoglu (Milan).

Sulmi: Burak Yilmaz (Lille), Cengiz Under (Leicester), Enes Unal (Getafe), Abdulkadir Omur (Trabzonspor), Kerem Akturkoglu (Galatasaray), Khalil Ibrahim Dervisoglu (Brentford), Kenan Karaman (Fortuna Duesseldorf).

Italia

Portierë: Gianluigi Donnarumma (Milan), Alex Meret (Napoli), Salvatore Sirigu (Torino).

Mbrojtja: Francesco Acerbi (Lazio), Alessandro Bastoni (Inter), Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Giovanni Di Lorenzo (Napoli), Emerson Palmieri (Chelsea), Alessandro Florenzi (Paris Saint-Germain), Leonardo Spina (Roma), Rafael Toloi (Atalanta).

Mesfusha: Nicolo Barella (Inter), Bryan Cristante (Roma), Jorginho (Chelsea), Manuel Locatelli (Sassuolo), Lorenzo Pellegrini (Roma), Matteo Pessina (Atalanta), Marco Verratti (Paris Saint-Germain).

Sulmi: Andrea Belotti (Torino), Domenico Berardi (Sassuolo), Federico Bernardeschi (Juventus), Federico Chiesa (Juventus), Ciro Immobile (Lazio), Lorenzo Insigne (Napoli), Giacomo Raspadori (Sassuolo).

Uellsi

Portierë: Wayne Hennessey (Crystal Palace), Danny ëard (Leicester), Adam Davies (Stoke).

Mbrojtja: Ben Davies (Tottenham), Joe Rodon (Tottenham), Chris Mepham (Bournemouth), Chris Gunter (Charlton), Rhys Norrington-Davies (Sheffield United), Neco Williams (Liverpool), Connor Roberts (Swansea), Ben Cabango ( Swansea), Tom Lockyer (Luton).

Mesfusha: Joe Allen (Stoke), Joe Morrell (Luton), Ethan Ampadu (Chelsea), Matthew Smith (Manchester City), Jonny Williams (Cardiff), Aaron Ramsey (Juventus), Dylan Levitt (Manchester United), Rubin Colëill Cardiff) , David Brooks (Bournemouth), Harry Wilson (Liverpool).

Sulmi: Kieffer Moore (Cardiff), Gareth Bale (Real Madrid), Tyler Roberts (Leeds), Daniel James (Manchester United).

Zvicra

Portierë: Yann Sommer (Borussia Moenchengladbach), Yvon Mvogo (PSV Eindhoven), Jonas Omlin (Montpellier).

Mbrojtja: Manuel Akanji (Borussia Dortmund), Loris Benito (Bordeaux), Eray Comert (Basel), Nico Elvedi (Borussia Moenchengladbach), Jordan Lotomba (Nice), Kevin Mbabu (ëolfsburg), Becir Omeragic (Cyrih), Ricardo Rodriguez), Fabian Schar (Newcastle), Silvan Widmer (Bazel).

Mesfusha: Christian Fassnacht (Young Boys), Edimilson Fernandes (Mainz), Remo Freuler (Atalanta), Admir Mehmedi (ëolfsburg), Xherdan Shaqiri (Liverpool), Djibril Sow (Eintracht Frankfurt), Ruben Vargas (Augsburg), Granit Xhaka Arsenal), Denis Zakaria (Borussia Moenchengladbach), Steven Zuber (Eintracht Frankfurt).

Sulmi: Breel Embolo (Borussia Moenchengladbach), Mario Gavranovic (Dinamo Zagreb), Haris Seferovic (Benfica).

Grupi “B”

Danimarka

Portierë: Kasper Schmeichel (Leicester), Jonas Lossl (Midtjylland), Frederik Ronnow (Schalke).

Mbrojtja: Jens Stryger Larsen (Udinese), Simon Kjaer (Milan), Andreas Christensen (Chelsea), Joachim Andersen (Fulham), Daniel ëass (Valencia), Mathias Jorgensen (Kopenhagë), Joakim Maehle (Atalanta), Jannik Vestergaard (Southampton), Nicolai Boilesen (Kopenhagë).

Mesfushë: Mathias Jensen (Brentford), Christian Norgaard (Brentford), Pierre-Emile Hojbjerg (Tottenham), Thomas Delaney (Borussia Dortmund), Anders Christiansen (Malmo), Christian Eriksen (Inter), Mikkel Damsgaard (Sampdoria), Robert Skov ( Hoffenheim).

Sulmi: Martin Braithëaite (Barcelona), Andreas Cornelius (Parma), Andreas Skov Olsen (Bolonjë), Yussuf Poulsen (Leipzig), Kasper Dolberg (Nice), Jonas Wind (Kopenhagë).

Finlanda

Portierë: Lukas Hradecky (Bayer Leverkusen), Jesse Joronen (Brescia), Anssi Jaakkola (Bristol Rovers).

Mbrojtja: Paulus Arajuuri (Paphos), Daniel O’Shaugnessy (HJK Helsinki), Joona Toivio (Hacken), Leo Vaisanen (Elfsborg), Sauli Vaisanen (Chievo), Robert Ivanov (ëarta Poznan), Jere Uronen (Genk), Nikolai Alho (MTK Budapest), Jukka Raitala (Minnesota United), Pyry Soiri (Esbjerg).

Mesfusha: Glen Kamara (Rangers), Robert Taylor (Brann), Robin Lod (Minnesota United), Joni Kauko (Esbjerg), Onni Valakari (Paphos), Rasmus Schuller (Djurgarden), Thomas Lam (Zëolle), Tim Sparv (Larissa), Fredrik Jensen (Augsburg), Lassi Lappalainen (Montreal).

Sulmi: Joel Ostrobothnia (Union Berlin), Marcus Forss (Brentford), Teemu Pukki (Norëich).

Belgjika

Portierë: Thibaut Courtois (Real Madrid), Simon Mignolet (Club Brugge), Matz Sels (Strasburg).

Mbrojtja: Dedryck Boyata (Hertha Berlin), Jason Denayer (Lyon), Jan Vertonghen (Benfica), Toby Alderëeireld (Tottenham), Thomas Vermaelen (Vissel Kobe).

Mesfusha: Axel ëitsel (Borussia Dortmund), Youri Tielemans (Leicester), Leander Dendoncker (ëolverhampton), Kevin De Bruyne (Manchester City), Hans Vanaken (Club Brugge), Dennis Praet (Leicester), Thomas Meunier (Borussia Dortmund), Yannick Carrasco (Atletico Madrid), Thorgan Hazard (Borussia Dortmund), Timothy Castagne (Leicester), Nacer Chadli (Istanbul Basaksehir).

Sulmi: Eden Hazard (Real Madrid), Romelu Lukaku (Inter Milan), Michy Batshuayi (Crystal Palace), Christian Benteke (Crystal Palace), Dries Mertens (Napoli), Jeremy Doku (Rennes), Leandro Trossard (Brighton).

Rusia

Portierë: Yuri Dyupin (Rubin Kazan), Matvei Safonov (Krasnodar), Anton Shunin (Dinamo Moskë).

Mbrojtja: Georgi Dzhikiya (Spartak Moscow), Igor Diveev (CSKA Moscow), Yuri Zhirkov (Zenit), Vyacheslav Karavaev (Zenit), Fedor Kudryashov (Antalyaspor), Andrei Semenov (Akhmat), Mario Fernandes (CSKA Moscow).

Mesfusha: Dmitry Barinov (Lokomotiv Moscow), Rifat Zhemaletdinov (Lokomotiv Moscow), Maxim Mukhin (CSKA Moscow), Alexander Golovin (Monaco), Daniil Fomin (Dinamo Moscow), Roman Zobnin (Spartak Moscow), Alexei Ionov (Krasnodar), Daler Kuzyayev (Zenit), Andrei Mostovoy (Zenit), Magomed Ozdoev (Zenit), Denis Makarov (Rubin Kazan), Alexei Miranchuk (Atalanta), Denis Cheryshev (Valencia).

Sulmi: Artem Dzyuba (Zenit), Anton Zabolotny (CSKA Moskë), Alexander Sobolev (Spartak Moskë).

Grupi “C”

Holanda

Portierë: Marco Bizot (AZ Alkmaar), Tim Krul (Norwich), Maarten Stekelenburg (Ajax).

Mbrojtja: Patrick van Aanholt (Crystal Palace), Nathan Ake (Manchester City), Daley Blind (Ajax), Denzel Dumfries (PSV Eindhoven), Matthijs de Ligt (Juventus), Jurrien Timber (Ajax), Joel Veltman (Brighton), Stefan de Vrij (Inter), Owen Wijndal (AZ Alkmaar).

Mesfusha: Ryan Gravenberch (Ajax), Frenkie de Jong (Barcelona), Davy Klaassen (Ajax), Teun Koopmeiners (AZ Alkmaar), Marten de Roon (Atalanta), Georginio Wijnaldum (Liverpool).

Sulmi: Steven Berghuis (Feyenoord), Cody Gakpo (PSV Eindhoven), Luuk de Jong (Sevilla), Donyell Malen (PSV Eindhoven), Memphis Depay (Lyon), Quincy Promes (Spartak Moscow), Wout Weghorst (Wolfsburg).

Ukraina

Portierë: Georgiy Bushchan (Dinamo Kyiv), Andriy Pyatov (Shakhtar Donetsk), Anatolii Trubin (Shakhtar Donetsk).

Mbrojtja: Eduard Sobol (Club Brugge), Illia Zabarnyi (Dinamo Kiev), Serhiy Kryvtsov (Shakhtar Donetsk), Denys Popov (Dinamo Kiev), Oleksandr Tymchyk (Dinamo Kiev), Vitaliy Mykolenko (Dinamo Kiev), Oleksandr Kara (Oleksandr Kara), Mykola Matviyenko (Shakhtar Donetsk).

Mesfushë: Serhiy Sydorchuk (Dynamo Kiev), Ruslan Malinovskyi (Atalanta), Mykola Shaparenko (Dinamo Kiev), Marlos (Shakhtar Donetsk), Yevhen Makarenko (Kortrijk), Oleksandr Zinchenko (Manchester City), Viktor Tsygankov (Dynamo) (Shakhtar Donetsk), Andriy Yarmolenko (ëest Ham), Oleksandr Zubkov (Ferencvaros), Heorhii Sudakov (Shakhtar Donetsk), Roman Bezus (Gent).

Sulmi: Roman Yaremchuk (Gent), Artem Besedin (Dinamo Kiev), Artem Dovbyk (Dnipro).

Austria

Portierë: Daniel Bachmann (Watford), Pavao Pervan (Wolfsburg), Alexander Schlager (LASK).

Mbrojtja: David Alaba (Bayern Munchen), Aleksandar Dragovic (Bayer Leverkusen), Marco Friedl (Werder Bremen), Martin Hinteregger (Eintracht Frankfurt), Stefan Lainer (Borussia Moenchengladbach), Philipp Lienhart (Freiburg), Stefan Posch (Hoffenheim), Christopher Trimmel (Union Berlin), Andreas Ulmer (Salzburg)./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.