COVID-19 – Greqia heq orën policore

ATHINË, 10 qershor /ATSH-ANA/ – Zëvendësministri grek i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimin e Krizave, Nikos Hardalias, njoftoi në një konferencë shtypi mbi heqjen e mëtejshme e kufizimeve të vendosura për shkak të pandemisë së koronavirusit.

”Duke filluar nga ora 06:00 e së shtunës, 12 qershor, ora policore do të reduktohet me një orë dhe do të fillojë një orë më vonë në 01:30 deri në 05:00. Nga 1 korriku parashikimi do të skadojë, nëse të dhënat epidemiologjike do të jenë pozitive’’, vuri në dukje ministri.

Në të njëjtën ditë, pritet që të lejohen përsëri muzika, kafenetë dhe restorantet në natyrë, ndërsa do të lejohen vetëm restorantet me hapësira të jashtme.

Nga 1 korriku numri maksimal i pjesëmarrësve në dasma dhe shërbimet e hotelerisë është rritur nga 100 aktual në maksimum 300 persona./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.