ANKARA, 6 qershor /ATSH-AFP/ – Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Cavusoglu do të zhvillojë sot dhe nesër një vizitë zyrtare në Francë, duke shënuar vizitën e parë të nivelit të lartë pas disa muajve tensione mes dy vendeve dhe në një kohë kur Ankaraja po kërkon të normalizojë marrëdhëniet me Parisin.
“Kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu do të takohet me homologun francez, Jean-Yves Le Drian për të diskutuar për marrëveshjet dypalëshe si dhe marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bashkimit Europian dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, njoftoi Ministria turke e Punëve të Jashtme në një komunikatë.
Vizita ndodh në një moment kur Ankaraja po kërkon të normalizojë marrëdhëniet me Parisin pas disa muajve tensione mbi disa çështje si Libia, Siria, Mesdheu Lindor si dhe ofensiva e Parisit kundër influencës turke mbi islamin në Francë. / /ec/






















