Ballina Bota

GJENEVË – OKB kundërshton ligjin e Danimarkës për azilkërkuesit

GJENEVË, 5 qershor /ATSH-AA/ – Agjencia e OKB-së për Refugjatët, UNCHR, ka shprehur kundërshtim të fortë ndaj një ligji të miratuar nga parlamenti i Danimarkës, për përpunimin e kërkesave të paraqitura nga azilkërkuesit diku tjetër në Europë, duke e quajtur atë një “heqje dorë” nga përgjegjësia e saj nën ligjin ndërkombëtar.

“UNHCR kundërshton me forcë përpjekjet që kërkojnë eksternizimin ose transferimin e burimeve të azilit dhe detyrimet e mbrojtjes ndërkombëtare në vende të tjera”, tha Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i KB për Refugjatët.

“UNHCR do të vazhdojë të angazhohet në diskutime me Danimarkën, që mbetet një partner i vlefshëm dhe afatgjatë në UNHCR, në mënyrë që të gjejë mënyra praktike që sigurojnë besimin e popullit danez dhe mbështesin angazhimet ndërkombëtare të Danimarkës”, shtoi ai.

Danimarka miratoi të enjten një ligj që e lejon atë të zhvendosë refugjatët që mbërrijnë në tokën daneze në qendrat e azilit në një vend partner, për të shqyrtuar çështjet e tyre atje dhe për të marrë, ndoshta, mbrojtje në atë vend.

Ajo ende nuk ka arritur një marrëveshje me një vend partner, por ka bërë të ditur se po negocion me disa vende kandidate.

Danimarka tashmë ka një nga qëndrimet më të ashpra në Europë në lidhje me emigracionin dhe synon të pranojë vetëm refugjatë nën sistemin e kuotave të Kombeve të Bashkuara./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosovë/ 75.553 persona marrin dozën e vaksinës anti-Covid
Artikulli tjetërMOSKË – Gjermanët dhe rusët bëjnë thirrje për dialog mes dy vendeve