Ballina Flash

Kosovë, ulet në rreth 1650 numri i rasteve aktive me COVID-19

PRISHTINË, 4 qershor/ATSH/ Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 1.652. Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se janë 12 raste të reja me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.955 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 72.637 doza të vaksinës.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 182 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.564.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE pezullon rregullat fiskale deri në 2022
Artikulli tjetërHidhen themelet për zonën e parë të teknologjisë në Tiranë, Albania Techno Park