PRISHTINË, 4 qershor/ATSH/ Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 1.652. Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se janë 12 raste të reja me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.955 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 72.637 doza të vaksinës.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 182 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.564.
