Ballina Bota

COVID-19 – BM rivendos karantinën për mbërritjet nga Portugalia

LONDËR, 3 qershor /ATSH-AFP/ – BM njoftoi sot rikthimin e karantinës së detyrueshme deri në dhjetë ditë për pasagjerët që mbërrijnë nga Portugalia.

Duke shpjeguar një “vendim të vështirë”, ministri britanik i Transportit, Grant Shapps justifikoi këtë masë, që do të fillojë nga zbatimi të martën, me pothuajse dyfishimin e shkallës së pozitivitetit ndaj COVID-19 në Portugali dhe praninë e një “lloj mutacioni nepalez” të variantit Delta.

“Ne nuk duam të rrezikojmë”, shtoi ai, ndërsa BMvaret nga zhvillimi i variantit Delta në vend, që kërcënon përfundimin e shumicës së kufizimeve, që pritet më 21 qershor.

Që nga 17 maji, Portugalia ishte ndër të paktat vende dhe territore të klasifikuara në të gjelbër nga autoritetet britanike dhe kështu u përjashtuan nga karantina dhe, si rrjedhojë, shumë turistë britanikë kanë planifikuar këtë destinacion tashmë shumë të njohur për ta.

Kështu Portugalia bashkohet me një numër vendesh, si Franca, Italia, Spanja dhe Greqia, të klasifikuara “portokalli”, domethënë që udhëtarët do të duhet të ndjekin një karantinë prej të paktën pesë ditësh atje ku janë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMick Jagger kundër ankorimit të anijeve turistike në Venecia
Artikulli tjetërShqipëri-Turqi, projekte konkrete bashkëpunimi në shëndetësi, arsim, strehim social dhe kulturë e turizëm