Ballina Flash

Kosovë, asnjë humbje jete dhe 18 raste të reja me COVID-19

PRISHTINË, 2 qershor/ATSH/  Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.595 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 69.686 doza të vaksinës.

Nga 2.325 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 239 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.382.

Në total numri i rasteve aktive është 1.822. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPA, procedim disiplinor ndaj gjyqtarit Luan Daci
Artikulli tjetërAsambleja e PS-së/ Balla: Analizë zgjedhjeve të 25 Prillit, bëhemi gati për zgjedhjet vendore 2023