Ballina Aktualitet

KPA, procedim disiplinor ndaj gjyqtarit Luan Daci

TIRANË, 2 qershor /ATSH – I. Vata/ Kolegji i Posaçëm i Apelimit me kërkesë të OMN-së regjistroi procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci.

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në regjistrin e Juridiksionit Disiplinor është regjistruar çështja me kërkues Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe me objekt: “Procedim disiplinor ndaj gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit Luan Daci”.

Më datë 01.06.2021, u hodh shorti për caktimin e gjyqtarit hetues dhe më pas, për caktimin e Komisionit Disiplinor dhe kryesuesin e komisionit që do të shqyrtojë çështjen

Pas hedhjes së shortit, gjyqtar hetues i kësaj çështjeje u caktua Ardian Hajdari, ndërsa Komisioni Disiplinor do të përbëhet nga: kryesuese Natasha Mulaj, anëtare Albana Shtylla dhe Ina Rama.

Apeli i GJKKO dënoi me burg anëtarin e pezulluar të KPA, Luan Daci në mars të këtij viti. GJKKO ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, që e dënoi Dacin me gjashtë muaj burg. Ky dënim i është konvertuar Luan Dacit në 12 muaj shërbim prove.

Anëtari i KPA, i pezulluar tashmë nga detyra, akuzohet për falsifikim dokumentesh. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJodie Foster merr Palmën e Artë për Karrierën
Artikulli tjetërKosovë, asnjë humbje jete dhe 18 raste të reja me COVID-19