Ballina Bota

FOKUS – BE&SHBA: Së bashku kundër sjelljes negative dhe aktiviteteve dashakeqe ruse

BRUKSEL, 2 qershor /ATSH-ANSA/ – Bashkimi Europian theksoi se ka qasje të njëjtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkundrejt Moskës dhe se së bashku do t’i përgjigjeshin me vendosmëri modelit të sjelljeve negative dhe aktiviteteve dashakeqe ruse, që Moska duhet t’i rishikojë për të shmangur përkeqësimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, sipas draftit të deklaratës së samitit të ardhshëm BE-SHBA, ku do jetë i pranishëm edhe presidenti amerikan, Joe Biden.

”Kina, lufta kundër Covid-19, rimëkëmbja e qëndrueshme globale, mbrojtja e gjelbër e planetit, forcimi i tregtisë, investimet dhe të bashkëpunimi teknologjik si dhe një kapitull kushtuar politikës së jashtme, thënë ndryshe ndërtimi i një bote më demokratike, paqësore dhe të sigurtë”, shtohet në këtë draft të përgatitur nga europianët.

“Marrëdhënia jonë strategjike është më kryesorja dhe më e madhja, e bazuar në vlera dhe parime demokratike. Historia jonë e përbashkët dhe interesat për prosperitetin dhe sigurinë e njerëzve tanë dhe të gjithëve të botës na bëjnë bashkë për tejkalimin e sfidave. Duke pranuar që ne jemi më efektivë kur përballemi me sfida së bashku, angazhohemi për rigjallërimin dhe forcimin e partneritetit tonë përmes një agjende transatlantike të përbashkët për epokën postpandemike”, thekson drafti./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFotogaleri- Përurohet skulptura “Big Bang”/ Veliaj: Një copëz Itali në Tiranë, hapësirë që ua kemi rikthyer njerëzve
Artikulli tjetërLlagami raporton në Komisionin e Ligjeve: Gjykata e Lartë do të ketë shumë shpejt 15 gjyqtarë