TIRANË, 31 maj/ATSH/ Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj zhvilloi një vizitë në kompaninë “Alba Cosmetic International”, që operon në sektorin e gazit të lëvizshëm prej 7 vitesh.
E regjistruar si markë në 2014, me një gamë të gjerë produktesh, me potencialin për të përfituar statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar (OEA), kompania ka plane ambicioze, ku synon që krahas rritjes së standardeve të produkteve të tyre, të rrisë numrin e punonjësve në 200 persona, deri në fund të vitit.
Gjatë kësaj vizite, ministrja Denaj u njoh nga afër me linjat e reja prodhimit dhe shtrirjen e madhe që ka kjo kompani në tregjet e huaja. Ambicia e drejtuesve të kësaj kompanie është që të rrisin eksportet nga 56 shtete, ku sot eksporton edhe në vende të tjera.
Vetëm pak ditë më parë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, dhanë certifikatat e para të statusit Operator Ekonomik i Autorizuar për 4 kompani shqiptare.
Të jesh një OEA do të thotë të kesh një “pasaportë” biznesi në tregjet globale, si dhe të kesh përfitime dhe lehtësi në procedurat doganore. /a.a/r.e/












