Ballina Flash

Korrigjimi i dezinformimit në Twitter përkeqëson problemin

LONDËR, 30 maj /ATSH-PA Media-DPA/ – Korrigjimi i dezinformimit në Twitter mund ta përkeqësojë problemin, sipas një studimi.
Studiuesit kanë ofruar korrigjim të plotë në lidhje me provat, si kundërpërgjigje për tweet-et flagrante false për politikën.
Ata zbuluan se kjo kishte pasoja negative, që mund të sillnin tweet-e më pak të përshtatshme dhe më toksike nga ato që do të korrigjoheshin.
Pedagogu i njohur Mohsen Mosleh, nga Universiteti i Exeterit, tha se këto gjetje ishin shkurajuese.
”Pasi një përdorues bëri korrigjimin, doli se produkti i ri nuk ishte aspak cilësor dhe shumë i njëanshëm, madje me një përmbajtje gjuhësore të rëndë”, tha ai.
Për kryerjen e këtij eksperimenti, studiuesit identifikuan 2 000 përdorues Twitter-i me shumëllojshmëri bindjesh politike, të cilët kishin postuar secilën prej 11 lajmeve të rreme.
Të gjitha lajmet u kontrolluan nga portali ”hetues” snopes.com.
Shembujt përfshinë pohime të gabuara që thoshin për shembull se Ukraina dhuroi më shumë para’ se sa shtetet e tjera për fondacionin ”Clinton”.
Më pas, ekipi hetues krijoi disa llogari Twitter-i, ku secila ekzistonte prej së paku tri muajsh dhe fitoi rreth 1 000 ndjekës duke u shfaqur si një **genuine human accounts**.
Pasi këto 11 llogari false u zbuluan,  programet kompjuterike dërguan përgjigjen ”nuk  jam i sigurt për këtë lajm, mund të mos jetë i vërtetë. Kam gjetur një link në Snopes që thotë se këto tituj janë të rremë”.
Kjo përgjigje shoqërohej edhe me informacionin e saktë.
Duke vlerësuar rreth 7 000 ripostime në lidhje me politikën, të bëra nga përdorues të Twitter-it, studiuesit panë një shndërrim të përmbajtjes së njëanshme dhe gjuhës së rëndë të përdorur.
Ripostimet  degraduan, ndërsa postimet origjinale të llogarive të shqyrtuara, jo./
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZaptimi i hapësirës publike/ Procedohen 3 shtetas në Vlorë
Artikulli tjetërNdihmoi në drejtimin e anijes në “Defender ’21″/ Kontributi i lejtnantit shqiptar Eldi Ormeni në operacionet e përbashkëta