Ballina Bota

KANADA – Provinca e Kebekut nis rihapjen

MONTREAL, 29 maj /ATSH-AFP/ – Tetë muaj pasi restorantet u mbyllën për shkak të pandemisë COVID-19, banorët e Kebekut po përjetojnë heqjen e shumë kufizimeve antiCOVID-19, veçanërisht rihapjen e tarracave të lokaleve.

Tani për tani, tarracat e restoranteve do të rihapen me 50% të kapacitetit të tyre dhe mbi një bazë të kufizuar, sepse pranohen vetëm tryeza me dy persona.

Gjithashtu, lehtësimet përfshijnë edhe reduktimin e masave të tjera shëndetësore: ora e ndalimit policor, në fuqi që nga janari, e pashembullt në Kanada në nivelin e një krahine që nga epidemia e gripit spanjoll, është hequr.

Përveç kësaj, udhëtimi midis rajoneve brenda provincës është edhe një herë i autorizuar dhe stadiumet në natyrë dhe sallat e mëdha të performancës do të jenë në gjendje të strehojnë deri në 2 500 persona në disa zona.

Këto masa u njoftuan falë veçanërisht suksesit të fushatës së vaksinimit: deri më tani, më shumë se 58% e popullsisë ka marrë një dozë të parë të vaksinës, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kebekut (INSPQ)./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Prandverë me kangë”, koncerti i shumë munguar rikthehet në Shkodër
Artikulli tjetërInjeksionet javore të insulinës efikase për diabetin e tipit 2