Ballina Bota

COVID-19 – MV lehtëson masat kufizuese

SHKUP, 28 maj /ATSH-MIA/ – Komisioni për Sëmundjet Infektive vendosi t’i propozojë Shtabit Kryesor Koordinues të Krizave (SHKKK) lehtësimin e masave kufizuese, konfirmoi Ministria e Shëndetësisë duke shtuar se kjo i referohet qetësimit të pandemisë dhe uljes së numrit të rasteve aktive nga java në javë.

Komisioni do t’i propozojë SHKKK-së që nga 1 qershori maskat mbrojtëse të mos jenë të detyrueshme në hapësirat e hapura.

Maskat në të gjitha vendet e mbyllura, transportin publik dhe kudo ku nuk mund të ruhet distanca e rekomanduar mbeten të detyrueshme.

Ky Komision propozoi dhe lejimin e ceremonive dhe grumbullimeve në mjedise të hapura, por jo me më shumë se 100 persona.

“Ndeshjet sportive në terrene të hapura të zhvillohen me publik, por me plotësim maksimal prej 30 % të kapacitetit të stadiumit. T’u lejohet objekteve të hotelerive të pranojnë gjashtë perosna në një tavolinë, ndërsa të gjitha kufizimet e tjera të mbeten në fuqi.

“Ora policore mbetet në fuqi”, theksoi Ministria e Shëndetësisë.

“Gjendja është e qëndrueshme, por përvoja na ka dëshmuar se shumë lehtë mund të përkeqësohet nëse nuk respektohen masat ashtu siç janë paraparë. Prandaj u bëjmë thirrje tp gjitha subjekteve ekonomike dhe qytetarëve në tërësi t’i respektojnë rekomandimet”, shtoi Ministria e Shëndetësisë./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19 – BM miraton vaksinën e katërt Janssen
Artikulli tjetërLETONI – Levits: Minsku duhet të izolohet, reagimi europian i shpejtë