BRUKSEL, 25 maj /ATSH-AFP/ – Presidenti francez, Emmanuel Macron tha sot se BE duhet të riformulojë shumë thellë marrëdhënien e saj me Moskën dhe se politika e sanksioneve kishte arritur kufijtë e saj ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë.
“Nuk është më e nevojshme të jesh thjesht reaktiv, por të përcaktosh një strategji afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë me Rusinë”, tha Macron.
“Politika e sanksioneve progresive për situatat e ngrira nuk është më një politikë efikase”, shtoi ai gjatë një konferencë shtypi pas Këshillit Europian.
Macron shpjegoi se Këshilli Europian i ka kërkuar Komisionit një raport për t’iu përgjigjur “provokimeve të njëpasnjëshme” nga Rusia./ /ervo/













