Ballina Bota

SHBA – Kalifornia rihapet pas heqjes së shumë kufizimeve

KALIFORNI, 22 maj /ATSH-ANSA/ – Shteti amerikan i Kalifornisë do të rihapet më 15 qershor, ku do të hiqen shumica e kufizimet e vendosura për të frenuar Covid-19, përfshirë këtu distancimin social, njoftuan autoritetet e shtetit.

Nga 15 qershori nuk do të ketë kufizime në kapacitete për restorantet dhe baret, ndërsa për ngjarje në mjedise të mbyllura me më shumë se 5 000 persona, organizatorët do të duhet kërkojnë provën e vaksinimit të plotë ose një test negativ PCR.

Kalifornia ka qenë një ndër shtetet më të goditura në SHBA nga virusi i Covid-19./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKontribut në mësmidhënie/ Kushi vlerëson mësues Genci Nelaj nga Malësia e Madhe
Artikulli tjetërRinas/Policia arreston egjiptianin e shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje