Ballina Flash

FUTBOLL – Mjekimi i pakujdesshëm i Maradonës mund t’i kushtojë vite burg stafit mjekësor

BUENOS AIRES, 21 maj /ATSH-DPA/ – Në më pak se gjashtë muaj pas vdekjes së futbollistit legjendar argjentinas, Diego Armando Maradona, zyra e prokurorit ka paditur ekipin e tij mjekësor për vrasje.

”Mjeku personal i Maradonës, Leopoldo Luque, psikiatri i tij Agustina Cosachov dhe disa infermierë rrezikojnë nga tetë deri në 25 vjet burg nëse dënohen”, cituan burime gjyqësore.

Shtatë të pandehurit nuk mund të largohen nga vendi dhe do të duhet të bëjnë deklaratat e tyre duke filluar nga fundi i majit.

Maradona vdiq nga një atak kardiak vitin e kaluar në nëntor në moshën 60 vjeç.

Një panel ekspertësh së fundmi ngriti akuza të rënda kundër mjekëve dhe infermierëve të tij./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTENIS – Federer nxjerr në ankand koleksionin e 21 viteve
Artikulli tjetër16 vetura për të imagjinuar të ardhmen