GJENEVË, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Kampioni i tenisit Roger Federer po nxjerr në ankand koleksionin e tij masiv të kujtimeve: një thesar i vërtetë me bluza, raketa dhe këpucë tenisi të grumbulluara gjatë 21 viteve të fundit, me ndihmën e familjes, që do të shiten nga Christie’s nga 23 qershori deri më 14 korrik.
Federer shpreson të marrë 1,15 milion euro nga shitja, të cilat do të shkojnë në fondacionin e tij ”Roger Federer” dhe do të përdoren për projekte arsimore në Afrikën e Jugut dhe Zvicër.
”Ky është koleksioni më i madh i kujtimeve sportive të pronarëve të vetëm ndonjëherë në treg”, komentoi Bertold Mueller, drejtori menaxhues për Europën Kontinentale i shtëpisë britanike të ankandeve./ /os/























