PARIS, 20 maj /ATSH-AFP-AA/ – Pandemia e koronavirusit të ri ka shkaktuar të paktën 3 419 488 të vdekur në botë që kur zyra e OBSH-së në Kinë njoftoi shfaqjen e sëmundjes në fund të dhjetorit 2019, sipas një bilanci zyrtar.
Numri i përgjithshëm i rasteve të të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 165 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
“Gjithsej 165 096 424 raste me COVID-19 janë regjistruar deri më tani në mbarë globin”, sipas faqes së internetit “Worldometers”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
SHBA-ja mbetet shteti me numrin më të lartë të të infektuarve, me 33 775 147 raste, pasuar nga India me 25 592 273 dhe Brazili me 15 735 485.
Ndërkaq, në Turqi deri më tani janë regjistruar 5 139 485 të infektuar.
Që nga shfaqja e virusit në Kinë, deri më tani në botë jetën kanë humbur mbi 3,42 milionë persona, kurse rreth 144 milionë janë shëruar./ /ec/













