Ballina Aktualitet

Shtyhen deri në 30 korrik masat antikovid për hyrjen në Itali nga Shqipëria

TIRANË, 19 maj /ATSH/ Nga 16 maji deri në 30 korrik, hyrja në Itali nga Shqipëria u lejohet qytetarëve italianë, qytetarëve të BE dhe zonës Shengen dhe familjarëve të tyre, si dhe atyre që kanë leje qëndrimi afatgjatë dhe familjarëve të tyre.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot se janë shtyrë datat për vlefshmërinë e masave për udhëtimet nga Shqipëria drejt Italisë.

“Duke filluar nga 16 maji deri në 30 korrik, hyrja në Itali nga Shqipëria u lejohet qytetarëve italianë/BE/Shengen dhe familjarëve të tyre, si dhe atyre që kanë leje qëndrimi afatgjatë dhe familjarëve të tyre”, bën të ditur MEPJ.

Gjithashtu, thekson MEPJ, “u lejohet hyrja dhe atyre që kanë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të provuar me kategoritë e mësipërme dhe duhet të shkojnë në vendbanimin e partnerit”. /j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMuzeu Etnografik në Elbasan, një ftesë për turistët vendas e të huaj
Artikulli tjetërLM – Franca propozon rezolutë Këshillit të Sigurimit të OKB për Gazën