Ballina Ekonomi

Pjesa më e madhe e fermave bujqësore janë familjare

TIRANË, 15 maj/ATSH/ Pjesa më e madhe e fermave bujqësore në vendin tonë janë familjare dhe administrohen si të tilla.

Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Rural dhe Bujqësor, Frida Krifca tha se familjet bujqësore janë kujdestarët kryesorë të burimeve natyrore dhe luajnë rol vital socio-ekonomik, mjedisor dhe kulturor pavarësisht sfidave me të cilat përballen.

“Sot, në ditën ndërkombëtare të familjes, shpreh mirënjohjen për të gjitha familjet fermere e bujqësore që me forcë e vullnet, punojnë e krijojnë siguri e mirëqënie e na tregojnë sa shumë mund të arrijmë”, deklaroi Krifca.

Bujqësia është një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë, i cili  kontribuon me 18-20 % të GDB dhe angazhon 35 % të fuqisë punëtore.

Sipas statistikave zyrtare prodhimet bujqësore janë rritur me mbi 20 %, ndërsa eksportet janë rritur me 145 %.

Sot produktet shqiptare shkojnë në 75 vende të botës. Këto rritje erdhën edhe si rezultat i investimeve të qeverisë në bujqësi. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDo hapen kutitë në 24 qendra votimi në qarkun Berat/ KAS: Merren si provë disa nga materialet e LSI, pranohet kërkesa e PD-së për verifikimin e rasteve për votim të dyfishtë
Artikulli tjetërSpitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme përfundon brenda vitit/ Investim i qeverisë 14.8 milionë euro, përfitojnë 109 mijë pacientë