Ballina Flash

700 milionë sulme kibernetike në të gjithë botën në 2019

ROMË, 14 maj /ATSH-ANSA/ – Në vitin 2019 janë kryer 700 milionë sulme kibernetike në të gjithë botën, një trend që është i destinuar të rritet, janë të dhënat e siguruara nga Antonio Tajani dhe të deklaruara gjatë fjalimit të tij në konferencën me temë “Strategjia e re për forcimin e sigurisë kibernetike”, promovuar nga Parlamenti Europian.

“Kundër kësaj tendence është e nevojshme të shumëfishojmë përpjekjet dhe gjithashtu të përqendrohemi në trajnime me qëllimin që qytetarët të kuptojnë rëndësinë e kësaj çështjeje”, theksoi ai.

Antonio Tajani është një politikan italian, gazetar dhe ish-oficer i ushtrisë italiane. Ai ka qenë president i Parlamentit Europian (2017-2019) dhe tani është anëtar i tij./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZyra e Komisionerit, anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit
Artikulli tjetërKurimi i së shkuarës/AIDSSH zhvillon konferencë shkencore mbi dezinformimin në kujtesën politike