VJENË, 12 maj /ATSH-DPA/ – Drejtësia austriake po heton kancelarin Sebastian Kurz për dëshmi të mundshme të rremë para një komiteti parlamentar që rrëzoi një qeveri të mëparshme.
Hetimi, i filluar nga partitë e opozitës, ka rritur presionin ndaj Kurz dhe partisë së tij konservatore OeVP për një skandal politik që shtrihet dy vjet më parë.
Një zëdhënës i Prokurorisë Publike për Çështjet Ekonomike dhe Korrupsionit konfirmoi sot se hetimet janë duke u zhvilluar kundër Kurz, si edhe kundër kreut të tij të Kabinetit, Bernhard Bonelli.
“Disa ankesa janë marrë në këtë çështje, ndër të tjera edhe nga partia politike NEOS, Forumi i Ri i Austrisë dhe Liberalëve”, tha zëdhënësi.
Komiteti parlamentar i hetimit po heton tregtimin e pretenduar të posteve politike dhe ndikimin e mundshëm të dhurimeve të partive në vendimet politike gjatë kohës së qeverisë së mëparshme, që përbëhej nga Partia Popullore Austriake e Kurz (OeVP) dhe Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë ( FPOe)./ /ervo/






















