5 qendra të reja shëndetësore për banorët e Cërrikut

TIRANË, 12 maj/ATSH/ Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ishte sot në fshatin Kamunah në Cërrik ku inspektoi ambientet e qendrës së re shëndetësore.
Balla tha se “fshati Kamunah nuk kishte pasur asnjëherë një qendër shëndetësore dhe kjo ka qenë kërkesë e vazhdueshme e banorëve të kësaj zone”.
“Me mbështetjen e miqve tanë, u angazhuam për ta plotësuar sa më parë këtë kërkesë emergjente të banorëve të këtij fshati dhe tashmë qendra shëndetësore plotëson të gjitha standardet e kërkuara”, tha Balla.
Vetëm në pak kohë, ai theksoi se “në Bashkinë e Cërrikut është investuar në 5 Qendra Shëndetësore dhe do të vijojmë me të njëjtin ritëm, derisa të gjithë qytetarët kudo banojnë të marrin shërbim shëndetësor më të njëjtat standarde”.
/m.m/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.