Von der Leyen një gjyshe krenare

BRUKSEL, 10 maj /ATSH-DPA/ – Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen është një #GjysheKrenare e vetëdeklaruar, pas lindjes së nipit të saj të parë muajin e kaluar.

Ish-ministrja gjermane e Mbrojtjes dhe nënë e shtatë fëmijëve, postoi sot një foto të saj në Instagram duke buzëqeshur me një foshnje, duke e cilësuar atë si një “çast magjik”.

Von der Leyen nuk bëri të ditur emrin, ditëlindjen e saktë ose prindërit e të porsalindurit në postim, por zbuloi në një fjalim të dielën se vajza kishte lindur një muaj më parë.

“Përqafimi i mbesës sime për herë të parë ishte një nga ato çaste që vendos gjithçka në perspektivë dhe të kujton atë që është me të vërtetë e rëndësishme në jetë”, tha ajo në një ceremoni në qytetin francez të Strasburgut.

Së bashku me burrin e saj, mjekun dhe akademikun Heiko von der Leyen, politikania konservatore ka rritur shtatë fëmijë, të lindur midis 1987 dhe 1999.

Para se të merrte përsipër frenat e Komisionit Europian në 2019, ajo shërbeu gjithashtu si ministre e Gjermanisë për Punën dhe, para kësaj, si ministre për Familjet./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.