REPUBLIKA ÇEKE – Rihapen bizneset jothelbësore

PRAGË, 10 maj /ATSH-DPA/ -Pas një mbylljeje gjashtëmujore, më në fund, Republika Çeke ka rihapur dyqanet e shitjes me pakicë.

Rihapja u shoqërua me rregulla dhe kufizime, me blerësit që e kishin të detyrueshme mbajtjen e maskave ​​mbrojtëse FFP2 dhe me një numër të kufizuar klientësh brenda hapësirave (një person për 15 metra katrorë hapësirë).

Të gjitha dyqanet që shisnin mallra të gjykuara si jothelbësore u mbyllën në fund të tetorit dhe u hapën vetëm për pak kohë gjatë periudhës së Krishtlindjes.

“Rreth një në 10 dyqane ka dalë nga biznesi për shkak të bllokimit të gjatë”, tha gazeta e biznesit “Hospodarske noviny”, duke cituar përfaqësues të industrisë.

Numrat e infeksioneve janë përmirësuar ndjeshëm në Republikën Çeke, me 101 raste për 100 000 banorë gjatë një periudhe shtatëditore, sipas shifrave të fundit./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.