GJERMANI – Merkel: Detyrë e përjetshme kujtimi i viktimave të nazizmit

BERLIN, 9 maj /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane Angela Merkel përkujtoi dje 76-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore duke theksuar se detyra për të kujtuar viktimat e nacionalsocializmit mbetet e përjetshme.

“Më 8 maj 1945, ishte një ditë çlirimi. Kjo datë nënkuptoi fundin e diktaturës naziste dhe prishjen e civilizimit Shoah”, shkroi në Twitter zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert, duke cituar Merkel.

Shoah është termi hebraik për Holokaustin.

“Mbetet përgjegjësia jonë e përjetshme të mbajmë gjallë kujtimin e miliona njerëzve që humbën jetën gjatë viteve të tiranisë nacionalsocialiste”, vazhdon mesazhi.

Presidenti Frank-Walter Steinmeier paralajmëroi gjithashtu kundër harresës së krimeve naziste.

“Përballja me nacionalsocializmin dhe kujtimet e padrejtësisë dhe fajit nuk e dobësojnë demokracinë tonë, përkundrazi, ajo forcon rezistencën dhe qëndrueshmërinë e saj”, tha ai./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.