Skema Kombëtare e mbështetjes në Bujqësi/ Zgjerohet lista e përfituesve për zëvendësim plastmasi në serra

TIRANË, 9 maj /ATSH/ Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural njofton se Skema Kombëtare e Mbështetjes për Bujqësinë 2021, masa 3: Financime për zëvendësim plastmasi termik, ka përfshirë në listën aplikantëve të kualifikuar 934 fermerëtë, ose 220 fermerë më shumë se vitin e kaluar.

Përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësinë 2021, fermerët përfitojnë subvencionim të TVSH-së për plastmasin që përdorin në serra për prodhim bujqësor.

Sipas AZHBR-së çdo fermer që do të ndryshojë plastmasin në serra, nëpërmjet Skemës Kombëtare të mbështetjes do t’i paguhet pjesa e taksës që ata japin kur blejnë plastmasin si lëndë e parë.

Nëpërmjet pagesave nga Skema Kombëtare synohet të bëhet kompensimi i kësaj vlere, çka ndikon në uljen e kostos së prodhimit të prodhimeve bujqësore të cilat janë produkte me peshë të konsiderueshme edhe në eksportet bujqësore.

AZHBR bën të ditur se vitin e kalauar përmes Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2020, financoi me subvencione të 714 aplikantët në këtë skemë.

Ndërkohë AZHBR njofton se afati i dorëzimit të dokumenteve shtesë është deri më datë 18.05.2021. Dorëzimi përtej këtij afati do të rezultojë me skualifikim të aplikimit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.