Ballina Bota

PORTUGALI – BE dhe India kërkojnë riforcimin e partneritetit

PORTO, 8 maj /ATSH-AFP/ – Bashkimi Europian dhe Nju Delhi do të riforcojnë marrëdhëniet e tyre me rastin e një samiti në Porto me rifillimin e negociatave të një marrëveshje të tregtisë së lirë dhe një bashkëpunim në rritje në fushën e shëndetit, në një kohë që India po përballet me një përkeqësim të pandemisë.

“Pritshmëritë janë të larta. Jam e bindur që ne do të bëjmë një hap të madh përpara, sepse mes BE-së dhe Indisë ekziston një potencial i madh i pashfrytëzuar, ai i tregtisë dhe investimeve”, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Kryeministri indian, Narendra Modi do t’u bashkohej udhëheqësve të 27 vendeve të BE-së të mbledhur në një samit joformal në Porto, por ai u detyrua të anulonte udhëtimin e tij për shkak të shpërthimit të epidemisë, që ka shkaktuar tashmë më shumë se 230 000 të vdekur në këtë vend me 1,3 miliardë banorë.

Prodhuesit e vaksinave dhe konsideruar si farmacitë e botës, BE dhe India do të marrin gjithashtu qëndrim mbi nevojën e përgjigjes globale për pandemitë e ardhshme. / /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNjë humbje jete dhe 153 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Artikulli tjetërSëmundja e plasjes/ MBZHR: Vaksinimi po vijon në Shkodër