Ballina Flash

Spanja stacioni i radhës në Formula 1

MADRID, 7 maj /ATSH-AA/ – Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e katërt të sezonit që do të zhvillohet në Spanjë.

Çmimi i Madh i Spanjës do të zhvillohet me 66 xhiro në Pistën Barcelona-Catalunya, në rajonin autonom të Spanjës, Kataloni, e gjatë 4,675 metra.

Xhirot për renditjen do të fillojnë nesër në orën 15:00 ndërsa gara të dielën më 9 maj në orën 15:00.

Para Çmimit të madh të Spanjës, Lewis Hamilton nga Mercedes ka fituar dy gara, ndërsa Max Verstappen nga Red Bull Honda një garë.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve para Çmimit të Madh të Spanjës janë si më poshtë:

Klasifikimi i pilotëve

1. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 69 pikë

2. Max Verstappen (Holandë): 61

3. Lando Norris (Britani e Madhe): 37

4. Valtteri Bottas (Finlandë): 32

5. Charles Leclerc (Monako): 28

Klasifikimi i ekipeve

1. Mercedes: 101

2. Red Bull: 83

3. McLaren: 53

4. Ferrari: 42

5. Alpine: 13/ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlera e prokurimit për pagat orare minimale/ APP: Të përllogariten mbi shumën 30 mijë lekë
Artikulli tjetërBRUKSEL – Stoltenberg: Trupa ruse qëndrojnë ende brenda dhe rreth Ukrainës