Vlera e prokurimit për pagat orare minimale/ APP: Të përllogariten mbi shumën 30 mijë lekë

TIRANË, 7 maj/ATSH/ Në raportet e auditimit të KLSH-së janë konstatuar problematika në përllogaritjen e vlerës së parashikuar të prokurimit për kontratat e punës nga autoritetet kontraktore, si dhe në paraqitjen e analizës së çmimeve nga operatorët ekonomikë, të lidhura me përcaktimin e pagës orare.

Agjencia e Prokurimit Publik iu rekomandon kompanive që në rastet kur për objektin konkret të prokurimit kërkohet të përllogaritet edhe paga orare minimale duhet t’i referohen akteve nënligjore në fuqi dhe konkretisht vendimit të qeverisë “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”.

“VKM përcakton se paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person juridik a fizik vendas dhe i huaj të jetë 30 mijë lekë”, bën të ditur APP. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.