Prodhimi ditor në kaskadën e Drinit llogaritet gati 22 mijë MWh

TIRANË, 7 maj/ATSH/ Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) informoi sot se prurjet në kaskadën e Drinit llogariten rreth 500 m3/s, ndërsa prodhimi është gati 22 mijë MWh.

“Prurjet natyrore në Kaskadë janë 500 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 295.13 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 172.36 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 73.13 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara në mesditën e së hënës nga KESH, prodhimi ditor në HEC-in e Fierzës është 8670 MWh, në Koman 87300 MWh dhe në Vaun e Dejës 4320 MWh. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.