Kursi i këmbimit/ Forcohet leku, monedhat e huaja humbasin terren

TIRANË, 7 maj/ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të premten leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0,33 lekë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa monedha europiane, euroja u zhvlerësua me vetëm 0,08 lekë.

Dollari amerikan u këmbye me 101.89 lekë, ndërsa euro u këmbye me 123.01 lekë.

Ndërkohë paundi britanik dhe franga zvicerane u zhvlerësuan me përkatësisht 0.47 lekë dhe 0.18 lekë në raport me lekun.

Monedha britanike këmbehet me 141.76 lekë dhe franga zvicerane me 112.24 lekë. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.