Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte 6 maj 2021

TIRANE, 6 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e enjte vendi do të ndikohet nga masa ajrore me origjinë jugperëndimore. Kështu do të ketë orë me diell e hera-herës kalime vranësirash deri mesatare. Në pjesën veriperëndimore përkohësisht në mesditë parashikohet shi i dobët lokal.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndimor e lehtë e përkohësisht mesatare në brigjet detare.

Valëzimi parashikohet i ulët.

Temperaturat do të pësojnë rritje të lehtë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/23 re diell shi
Kukës 11/23 re diell
Lezhë 15/24 re diell shi
Dibër 10/22 re diell
Durrës 15/24 re diell
Tiranë 14/25 re diell
Elbasan 14/26 re diell
Berat 13/25 re diell
Vlorë 15/24 re diell
Korçë 10/21 re diell
Gjirokastër 11/26 re diell
Sarandë 15/24 re diell

 

/e.m/

                                                               

                 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – Rivlin ngarkon Lapid për formimin e qeverisë së re
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 06/5/2021