IZRAEL – Rivlin ngarkon Lapid për formimin e qeverisë së re

TEL AVIV, 5 maj /ATSH-DPA/ – Presidenti izraelit, Reuven Rivlin, ka ngarkuar ish-liderin e opozitës Yair Lapid të partisë Yesh Atid për formimin e një koalicioni qeverisës, njoftoi sot zyra presidenciale.

Kjo masë ishte e pritshme duke qenë se kryeministri i përkohshëm, Benjamin Netanyahu, nuk arriti ta bënte këtë pas zgjedhjeve pa përfundim në mars.

Më parë, Rivlin zhvilloi bisedime me politikanë të lartë për formimin e një qeverie, përfshirë Lapid dhe Naftali Bennett të partisë Yamina.

Kreu i shtetit ftoi gjithashtu përfaqësues të partive të tjera të përfaqësuara në parlament për të paraqitur qëndrimet e tyre mbi përparimin e procesit të formimit të qeverisë.

Afati kohor për krahun e djathtë të Netanyahut për të formuar një koalicion qeverisës skadoi gjatë natës.

Kjo do të thotë se kampi i kundërshtarëve të Netanyahut po përballet me një shans për t’i dhënë fund epokës së 71-vjeçarit si kryetar i qeverisë.

Sidoqoftë, nëse ata do të kenë sukses, kjo ende nuk dihet.

Një zgjedhje e re nuk është ende jashtë diskutimit pasi Izraeli mbetet në një krizë politike./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.