Ballina Flash

FUTBOLL – Messi afër rekordit të legjendës Maradona

BARCELONE, 5 maj /ATSH-AA/ – Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka shënuar golin e 50-të nga gjuajtja e lirë në fanellën e klubit katalanas dhe 56-tin në karrierë, me ç’rast iu afrua rekordit të legjendës Diego Armando Maradona.

Messi të dielën kundër Valencia-s e mposhti portierin Jasper Cillessen dhe me këtë shënoi golin e 56-të nga gjuajtja e lirë.

”Për të thyer rekordin prej 59 golash që e mban bashkëkombësi i tij Maradona, Messi duhet të shënojë edhe tre gola nga gjuajtja e lirë”, shkruan ”Marca”.

Argjentinasi këtë fundjavë do të ndeshet me Atletico Madridin, klubin kundër të cilit në vitin 2008 shënoi golin e tij të parë nga gjuajtja e lirë. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINDI – 6,7 miliardë dollarë kredi për vaksinat antiCOVID-19 dhe sektorin shëndetësor
Artikulli tjetërFUTBOLL – Manchester City për herë të parë në finalen e Ligës së Kampionëve