Ballina Flash

Gjatë pandemisë gjermanët grumbulluan më shumë… bizhuteri!

BERLIN, 4 maj /ATSH-DPA/ – Gjermanët grumbulluan më shumë ar gjatë pandemisë, sipas një sondazhi të fundit.

”Qytetarët grumbulluan rreth 9,089 tonë ar, kryesisht në formën e shufrave dhe monedhave”, sipas studimit nga universiteti privat ”Steinbeis” i Berlinit i porositur nga Reisebank.

Kjo sasi ishte rreth 269 tonë më shumë se studimi i fundit në 2019 dhe sasia më e madhe e regjistruar në vend.

”Rreth 3 900 tonë ar mbahen në formën e bizhuterive”, tregoi studimi, i cili u bazua në një sondazh të 2 000 personave në Gjermani.

”Ari shihet ende si një strehë e sigurt në kohë të pasigurta”, theksoi Jens Kleine i Qendrës Kërkimore Steinbeis për Shërbimet Financiare. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKërkesa për shkarkimin e Metës/ Spiropali: Ka shkelur rëndë Kushtetutën, ka nxitur dhunë dhe përçarje
Artikulli tjetërFOTO/ Bashkia Memaliaj vijon punën për rehabilitimin e rrugëve ndërlidhëse rurale