FOTO/ Bashkia Memaliaj vijon punën për rehabilitimin e rrugëve ndërlidhëse rurale

TIRANË, 4 maj /ATSH/ Në Memaliaj po vijon puna për rehabilimin e rrugëve lidhëse rurale.
Bashkia Memaliaj njofton se aktualisht po investohet në rrugët rurale të Njësisë Administrative Krahës, që ka nëntë fshatra.
“Çdo ditë në shërbim të komunitetit! Kemi ndërhyrë në një tjetër rrugë rurale, në fshatin Krahës 2, të Njësisë Administrative Krahës”, bën të ditur bashkia Memaliaj teksa ka publikuar dhe foto nga kantieri i ndërtimit.
Shtrimi i rrugës 623 metra të gjatë me çakull ka përfunduar, ndërsa gjatë rehabilitimit është shtruar një segment i këtij aksi edhe me zgarë hekuri dhe beton.
Ky investim i shërben banorëve të zonës të dalin më shpejt në treg me prodhimet e tyre bujqësore dhe i lehtëson qarkullimin. /j.p/r.e/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.