FOKUS – Biden: Dyfishojmë pranimin e refugjatëve

UASHINGTON, 4 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti i SHBA, Joe Biden njoftoi se ka vendosur për këtë vit numrin tavan prej 62 500 refugjatësh duke u zotuar ta dyfishojë atë për vitin pasardhës.

”Kjo shifër anulon numrin historikisht të ulët të përcaktuar nga administrata Trump prej 15 000, që nuk pasqyron vlerat që Amerika ka si një komb që mirëpret dhe mbështet refugjatët”, shpjegoi Biden.

Megjithatë, presidenti ngriti numrin tavan pas valës së kritikave, madje edhe nga anëtarët e Partisë së tij Demokrate.

Presidenti megjithatë pranon se “e vërteta e trishtuar është se ne nuk do të arrijmë 62 500 pranimet këtë vit, duke evokuar dëmin e katër muajve të fundit”, dhe duke u zotuar “për ta rindërtuar atë që është thyer”.

“Programi i SHBA për pranimin e refugjatëve mishëron angazhimin amerikan për të mbrojtur më të prekshmit dhe për të qëndruar një strehë dhe një far i lirisë për botën”, theksoi ai./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.