Mandati ynë i tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit/ Ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë

TIRANË, 4 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “mandati ynë i tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit, pasi ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë”.

“Humbësit fokusohen tek fituesit. Fituesit fokusohen tek fitorja! Mandati ynë i tretë nuk do t’i ngjajë dy të parëve në raport me humbësit. Ata le të merren me ne, ne do të merremi me ngjitjen e Shqipërisë në majë”, tha Rama.

Ndërkohë Kryeministri theksoi se “dora jonë për ta do jetë e shtrirë dhe ftesa jonë për ta është e hapur”.

“Shqipëria meriton shumëfishimin e përpjekjeve tona dhe të gjitha energjitë ne do t’i harxhojmë vetëm për triumfin e këtij vendi, që e duam kampion të Ballkanit në turizëm, energji, bujqësi, inovacion e shërbime digjitale për qytetarët! Lufta e vjetër politike s’është më puna jonë”, shtoi Rama.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.