Ballina Flash

Lojërat Olimpike mund të zhvillohen pa spektatorë

TOKIO, 30 prill /ATSH-AFP/ – Lojërat Olimpike të Tokio-2020 do të mund të zhvillohen me dyer të mbyllura, deklaroi presidentja e komitetit organizativ të paktën tre muaj nga evenimenti i shtyrë këtë verë, duke u zotuar për një Lojëra Olimpike “të sigurta”.

Seiko Hashimoto, e cila mori kryesimin e komitetit organizativ të Tokio-2020 në shkurt, pas dorëheqjes së detyruar të paraardhësit të tij për shkak të një skandali, konfirmoi se organizatorët do të bëjnë gjithçka për të garantuar që Lojërat Olimpike nuk do të anulohen.

Mund të ketë një situatë në të cilën nuk mund të lejojmë spektatorë aspak, pranoi Seiko Hashimoto, duke shtuar se Lojërat do të ishin një sukses vetëm nëse organizatorët mbrojnë “plotësisht” atletët dhe popullsinë Japoneze./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTentuan të ndërtonin një mol, Policia e Sarandës vë në pranga dy persona
Artikulli tjetërAstraZeneca 275 milionë dollarë përfitime nga vaksina antiCOVID-19