Ballina Bota

HOLANDË – Rutte gati të formojë qeverinë e re

HAGË, 30 prill /ATSH-DPA/ – Holanda duket se ka kapërcyer një krizë të madhe qeveritare, mes shenjave se kryeministri Mark Rutte do të jetë në gjendje të formojë një koalicion të ri pasi i mbijetoi një vote mosbesimi në fillim të këtij muaji.

“Shumica e fraksioneve në parlament nuk përjashtojnë më një koalicion me Rutte”, tha ministri i Shtetit Herman Tjeenk Ëillink.

“Rutte është në gjendje të rifitojë besimin”, vazhdoi ai, duke shtuar se shumica e partive tani shohin tejkalimin e pandemisë së COVID-19 si temën më të rëndësishme.

Ëillink u emërua nga parlamenti për të shpallur një qeveri të re dhe për të gjetur një mënyrë për të dalë nga kriza e besimit.

Besueshmëria e Kryeministrit u dëmtua seriozisht për shkak të vërejtjeve të diskutueshme gjatë bisedimeve të formimit të qeverisë, pasi ai u rizgjodh në mars.

Parlamentarët gjithashtu akuzuan Rutte për mënjanimin e trupit legjislativ duke përdorur marrëveshje të brendshme dhe bllokimin e informacionit.

Por një votë mosbesimi e mëvonshme kundër tij nuk arriti të fitonte shumicën.

Partia e Rutte, VVD, ka nevojë për të paktën katër aleatë të tjerë për një koalicion të shumicës.

Është ende e paqartë se kur do të vazhdojnë bisedimet për koalicionin./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi mblidhet më 4 maj
Artikulli tjetërShtrohet rruga e Kishës së Mazhajt në Lushnjë/ Braçe: Nuk ishin punë për zgjedhje