Ballina Aktualitet

Kuvendi mblidhet më 4 maj

TIRANË, 30 prill /ATSH/ Kuvendi mblidhet më 4 maj, ora 10:00.

Në rendin e ditës janë 12 akte normative që lidhen me buxhetin e vitit 2021, vaksinat, rindërtimin, letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë, regjistrin e pronarëve përfitues, pajisjen e qytetarëve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit etj.

Ndërkohë po në rendin e ditës janë dhe 12 dekrete për kthim ligji nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke nisur nga vlerësimi kalimtar i Policisë, Gardës dhe SHÇBA, tek ndryshimet në Kodin Penal, Kodin e Procedurës Civile, Kodin e Procedurës Penale si dhe organizimin e funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatave apo Prokurorive.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRikthimi i nxënësve në klasë/ Kushi: Angazhim maksimal për mbarëvajtjen e procesit mësimor
Artikulli tjetërHOLANDË – Rutte gati të formojë qeverinë e re