Ballina Bota

BUDAPEST – Hungaria vendos lehtësimin e bllokimit antiCOVID-19

BUDAPEST, 30 prill /ATSH-DPA/ – Hungaria po heq masat e vendosura për frenimin e pandemisë, deklaroi sot kryeministri hungarez Viktor Orban.

“Ne kemi arritur në një fazë të re”, tha Orban për radion shtetërore.

Që nga e shtuna, personat e vaksinuar ose të shëruar nga COVID-19 mund të frekuentojnë restorantet, palestrat, muzetë, kopshtet zoologjike, kinematë, teatrot dhe ngjarje sportive.

Qëndrimet në hotel gjatë natës, gjithashtu, do të lejohen sërish.

Numrat e rasteve të infektimit kanë rënë ndjeshëm në vend.

Të enjten, u regjistruan 164 raste për 100 000 banorë gjatë shtatë ditëve, nga 245 që ishin javën e kaluar.

Sidoqoftë, shkalla e vdekjes është e lartë: 186 persona vdiqën dje nga COVID-19.

Orban i bëri thirrje popullatës që të vaksinohet, duke e përshkruar vaksinimin si një “jelek antiplumb”./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKëshilli i Atlantikut: Urime Ramës për mandatin e tretë të paprecedentë
Artikulli tjetërRezultati i zgjedhjeve/ Salianji: LSI do merrte edhe më pak vota po të ishim në një listë