Ballina Bota

SHBA – Biden: Senati të miratojë reformën e policisë

UASHINGTON, 29 prill /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Joe Bideni kërkoi Senatit të miratojë që prej majit një projektreformë të gjerë të policisë që mban emrin e afro-amerikanit, George Floyd.

Presidenti demokrat i bëri thirrje Kongresit për kurajë për të votuar përfundimisht këtë reformë, që është miratuar tashmë nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe parashikon në mënyrë të veçantë të luftojë kundër imunitetit të gjerë gjyqësor të gëzuar nga agjentët.

“E di që republikanët kanë idetë e tyre”, shtoi ai.

“Ne duhet të punojmë së bashku për të arritur një konsensus, të përfundojmë muajin e ardhshëm projektreformën për policinë, me rastin e një vjetorit të vdekjes së George Floyd, vrarë më 25 maj 2020 nga një polic i bardhë i Minneapolis”, theksoi Biden./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdërhyrja e forcave amerikane për të çliruar të burgosurit nga kampi në Dakau/ AQSH publikon 3 dokumente
Artikulli tjetërZgjedhjet e 25 prillit/ Përfundon në 5 qarqe numërimi për votat preferenciale të kandidatëve