Ballina Bota

MV – 46 viktima dhe 433 raste nga COVID-19

SHKUP, 29 prill /ATSH-AA/ – Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 46 viktima dhe 433 raste të reja për shkak të COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 152 002, ndërsa numri i vdekjeve në 4 818.

Institucionet shëndetësore njoftojnë se 641 pacientë të tjerë fituan betejën kundër COVID-19, duke e çuar në 132 171 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Aktualisht, numri i rasteve aktive me COVID-19 në MV është 15 013./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBlushi: Mesazhe në emër të Presidentit me përmbajtje fyese dhe kërcënuese ndaj disa qytetarëve
Artikulli tjetërSiguria ushqimore/ 157 kontrolle dhe monitorime në të gjithë vendin