TIRANË, 28 prill /ATSH – I. Vata/ Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Durrësit, Edi Paloka deklaroi sot së beteja pёr demokracinë sapo ka filluar dhe ne do ta udhёheqim atё deri nё fitore.
Ai tha se Edi Rama ka bashkёpunuar dhe vazhdon tё bashkёpunojё hapur me pёrfaqёsues tё krimit.
“Vangjush Dako, njeriu mё i afёrt i Ramёs nё Durrёs, nё listёn e Departamentit tё Shtetit Amerikan si figura mё e korruptuar dhe e lidhur me krimin nё Shqipёri, provokoi dhe fyeu kryetarin e Partisё Demokratike nё Durrёs, Ferdinand Xhaferri. Ngjarja ndodhi nё ambjentet e Pallatit tё Sportit nё, ku numёroheshin votat e KZAZ 21 nё Durrёs. I shpallur non-grata nga SHBA, Dako nuk ka hezituar asnjё moment të tregojë se ai ёshtё kryetari real i PS-së në zgjedhjet e Durrёsit. Sot fryma e ndryshimit ёshtё mё e madhe se asnjёherё tjetёr. Ne jemi mё tё fortё dhe mё tё vendosur se kurrё dhe me vendosmёri ne do tё luftojmё çdo ditё pёr tё mbrojtur demokracinё dhe për të sjellë sё bashku njё tё ardhme mё tё mirё pёr vendin tonё. Ne do tё vazhdojmё tё luftojmё derisa demokracia tё fitojё”, tha ai.
Kulluri: Basha të dorëhiqet, t’i hapet rrugë reformimit të Partisë Demokratike
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri gjithashtu ka kërkuar që kreu i PD më së paku të dorëhiqet me dinjitet dhe t’i hapet rrugë reformimit të Partisë Demokratike.
“Te gjithë ata që mendojnë se opozita i humbi zgjedhjet ne 45 ditët e fushatës e kanë gabim. Kushdo që mendon se heqja e Bashës dhe zëvendësimi me një kryetar tjetër e ka gabim po ashtu. Partia Demokratike duhet te vendos të reformohet thellësisht si ideologjikisht ashtu edhe organizativisht! Një parti serioze nuk mund të jetë edhe liberale edhe social-demokrate edhe konservatore njëkohësisht. Po aq sa nuk mund të jetë model qeverisjeje nëse nuk përfill anëtarësinë, strukturat lokale dhe qendrore por funksionon si sekt i kryetarit! Garancia e suksesit janë parimet dhe vlerat. Përndryshe, PD do mbetet spektatore e fitoreve të kundërshtarit”, u shpreh Kulluri.
Ndaj Këshilli Kombëtar duhet të udhëheqë një proces zgjedhor dhe debati politik në bazë për të përfunduar me zgjedhjen e forumeve drejtuese dhe kryetarit te ri. Dhe po aq e rëndësishme është miratimi i një statuti të ri demokartik ku ndarja e pushteteve të garantojë lirinë e debatit, konkurrencën e hapur dhe autonominë e nevojshme te strukturave lokale. Këtë proces nuk mund ta udhëheqë Lulzim Basha që me se paku të dorëhiqet me dinjitet për t’i hapur rrugën reformimit të Partisë Demokratike. Këshilli Kombëtar duhet te marre përgjegjësinë që i takon dhe ja ka përcaktuar statuti. Partia Demokratike është pronë e demokratëve dhe aset publik, ndaj duhet te sillet si e tille!”- tha Kulluri.
Ibsen Elezi: Basha të largohet, PD është shtëpia e demokratëve
Gjithashtu dhe ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi ka kërkuar që Basha të largohet, sipas të cilit me papërgjegjshmërinë dhe paaftësinë e tij ka sjell humbje në mënyrë të vazhdueshme për partinë duke prerë në besë demokratët.
“Kjo është shtëpia e demokratëve, ai tjetri ka frikë. Këtu dalin ca njerëz dhe na thonë se ne nuk ju lëmë brenda, pasi kjo është shtëpia jonë. Kjo është shtëpia e demokratëve dhe nuk është shtëpia e askujt. Ne hyjmë edhe me zor, por është turp që të prezantohem me një akt dhune dhe konflikti. Se dhe ato njerëzit aty i kanë prerë në besë”, tha Elezi.
Ristani: Basha na udhëhoqi 2 herë në humbje me gabime të përsëritura, duhet të tërhiqet
Ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani shprehet se, “Basha bëri gabime të njohura dhe të përsëritua, në mënyrën si e drejtoi opozitën dhe nuk bindi shqiptarët se mund të ishte për ta kryeministri duhur”.
Ai shton se “Basha e udhëhoqi partinë dy herë në humbje të pushtetit qendror dhe lokal dhe nuk ka asnjë shans që herën tretë të fitojë”.
“Politika është moral dhe kur humb zgjedhjet në mënyrë të përsëritur duhet të tërhiqesh me dinjitet, ndryshe vazhdon mban “dyqan” për përfitime personale”, u shpreh Ristani.























