Ballina Bota

GREQI – Sërish numër i lartë pacientësh në kujdes intensiv

ATHINË, 28 prill /ATSH-ANA/ – Greqia ka regjistruar 2 781 infeksione të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, me dy prej tyre të identifikuara në pikat e hyrjes në vend, njoftoi sot Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik (EODY).

Që nga fillimi i pandemisë, janë konfirmuar gjithsej 340 493 raste COVID-19.

EODY konfirmoi gjithashtu 63 vdekje të regjistruara në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i të cilave arrin në gjithsej 10 242.

Një total prej 805 pacientësh janë në ventilator në spitale, kurse 530 pacientë COVID-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 2258 testime, 724 të shëruar, 123 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit
Artikulli tjetërKryetarja e OSBE, Ann Linde: Urimet më të ngrohta kolegut Rama për rezultatin e zgjedhjeve