Ballina Flash

“PS, mundësi për dy mandate të tjera në Durrës e Tiranë”/ Të mos tjetërsohet asnjë votë e asnjë kandidati


TIRANË, 27 prill/ATSH/ Zëdhënësja e fushatës së Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi deklaroi sot nga selia e PS-së se “presim me durim edhe rezultatin përfundimtar në Durrës dhe Tiranë, ku besojmë që do të kemi mundësi reale për dy mandate të tjera”.

“Fitorja e PS është historike, për familjen tonë të madhe politike për të cilën jemi krenarë të gjithë. Kjo fitore e qartë dhe e thellë duhet të shkëlqejë plotësisht edhe në procesin e numërimit, që është thuajse i mbyllur. Presim me durim edhe rezultatin përfundimtar në Durrës dhe Tiranë, ku besojmë që do të kemi mundësi reale për dy mandate të tjera”, tha ajo.

Muzhaqi tha se “përtej numërimit përfundimtar të mandateve është koha për t’u angazhuar me të njëjtën përgjegjësi ligjore dhe qytetare, në numërimin e votave për kandidatët”.

“Vullneti i shqiptarëve i fshehur përmes votës, duhet respektuar deri në fund me të gjithë shenjtërinë e vetë. Asnjë votë e asnjë kandidati, qoftë socialist dhe demokrat, nuk do të lejohet të tjetërsohet. Në emër të PS dhe kryetarit Edi Rama duhet të bëjë të qartë: Faleminderit me respekt për të gjithë numëruesit e këtij procesi vendimtar për demokracinë dhe angazhimin e deritanishëm. Së dyti, falënderim për numëruesit socialistë, që pa u lodhur kanë punuar me respekt të qytetarëve deri më tani”, tha ajo.

Pa vënë në dyshim integritetin e përkushtimin e numëruesve, Muzhaqi tha se “çdo çedim, qoftë ai me qëllim apo për mungesë vëmendje, që shkakton tjetërsimin e votës ose kalimin e saj nga një kandidat në tjetrin brenda listës së një partie, është krim zgjedhor”.

“Kryetari Edi Rama dhe PS janë të vendosur të mos tolerojnë asnjë numërues apo grup numëruesish që me gjasa do të shkelin ligjin dhe do të bëhen bashkëpunëtorë në një krim të tillë. Ky proces është i Shqipërisë, i shqiptarëve dhe askush nuk lejohet ta dëmtoj shkëlqimin e deritanishëm të procesit me njollosjen e transferimit apo tjetërsimit të votës së kandidatëve brenda listave. Ne kemi besim se numëruesit janë në lartësinë e kësaj prove me një proces që i ka zbardhur faqen Shqipërisë. Forca, durim, korrektesë deri në fund”, tha Muzhaqi.

/m.m//a.a/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPopullsia e SHBA-së kalon shifrën 331 milionë
Artikulli tjetërCOVID-19 – India në alarm nga rastet e reja, 323 000 në ditë